Roma synon të sigurojë shërbimet e Pedros

Futboll

Roma synon të sigurojë shërbimet e Pedros

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:05
Roma synon të sigurojë shërbimet e Pedros

Sulmuesi i Chelsea, Pedro Rodriguez pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar ose në merkatom e verës.

Gazetari italian Gianluca Di Marzio njofton se interesim për ish-futbollistin e Barcelonës ka shfaqur Roma.

Gjithashtu, veterani i sulmit ka ofertë edhe nga Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vissel Kobe në Japoni.

Megjithatë, ish-përfaqësuesi spanjoll duket më i vendosur të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.

Mediat e huaja shkruajnë se ëndërr e Pedros është të rikthehet në Barcelonë, në vitet e fundit të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat