Pritja ishte fantastike, Eriksen flet fjalët e para si zikaltër!

Futboll

Pritja ishte fantastike, Eriksen flet fjalët e para si zikaltër!

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:15
Christian Eriksen

Blerja më e bujshme e kësaj merkatoje tek Inter është padyshim Christian Eriksen.

Ylli danez u prezantua ditën e sotme në “La Scala”, teksa më pas tha edhe fjalët e para për Inter TV, ku u shpreh: “Ka qenë javë e gjatë pritjeje. Mezi prisja që të mbërrija, të jesh këtu është bukur dhe jam i lumtur që jam lojtar i Interit. Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres që të njihem me tifozët. E kam ndjerë që tani ngrohtësinë e tyre, pasi pritja ishte fantastike.

Kam një sfidë të re në Serie A dhe jam i lumtur që mund të luaj me një ekip të madh si Inter, që është një klub fantastik. Conte? E kam njohur kur kam qenë te Tottenham dhe luanim ndaj Chelseat. E vështirë kundër ekipeve të tij. Me entuziasmon fakti që do ta njoh edhe më nga afër tani dhe do të mësoj se si është të luash për të”, përfundoi Eriksen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat