Maxharraj i bashkohet Liburnit

Futboll

Maxharraj i bashkohet Liburnit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:15
Maxharraj i bashkohet Liburnit

Liburni dhe FC Peja u dakorduan që talenti i madh i Futsalit, Drilon Maxharraj tani e tutje do ta djersisë fanellën kuq e zi, fanellën e kampionit në fuqi të Superligës së Kosovës, fanellën e Liburnit.

"Driloni është djalosh i ri, premtues e talent i madh në Futsalin kosovar, për të cilin jemi të bindur se do të shkëlqejë me ngjyrat e Liburnit.

Ne shfrytëzojmë rastin të falenderojmë FC Pejën për korrektësinë e treguar gjatë gjithë procedurave", njofton FC Liburni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat