Zyrtare: Fernandinho e zgjat kontratën me Manchester City

Futboll

Zyrtare: Fernandinho e zgjat kontratën me Manchester City

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:10
Fernandinho

Fernandinho e ka zgjatur kontratën me Manchester City për edhe 12 muaj të tjerë, e cila do ta mbajë atë në klub deri në fund të vitit 2021.

Mesfushori 34 vjeç pritet ta regjistrojë paraqitjen e 300-të për City të mërkurën në derbin kundër Manchester City në Carabao Cup.

Braziliani është pjesë e kampionit anglez që gjashtë vjet e gjysmë.

Kontrata e tij aktuale pritet të përfundonte në fund të këtij sezoni, por trajneri Pep Guardiola shprehu dëshirën për ta mbajtur atë në klub, pas një sezoni tjetër fantastike që e pati.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të treguar se sa mirënjohës u jam bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithëve këtu në City. Pa ta, kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur”, tha Fernandinho pasi nënshkroi kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat