Lukaku: Po e jetoj ëndrrën duke ndjekur hapat e Ronaldos dhe Adrianos

Futboll

Lukaku: Po e jetoj ëndrrën duke ndjekur hapat e Ronaldos dhe Adrianos

Më: 28 janar 2020 Në ora: 18:01
Romelo Lukaku

Romelu Lukaku thotë se është duke e jetuar ëndrrën në Inter, duke ditur se ka qenë dëshirë e tij e zjarrtë t’i ndjekë hapat e legjendave zikaltër, Ronaldo, Christian Vieri dhe Adriano.

Sulmuesit të Belgjikës iu plotësua dëshira gjatë verës së kaluar, kur Interi e bleu nga Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.

Pas dy sezoneve në United, një marrëveshje e majme mes klubeve në vlerë 75 milionë funte, e dërgoi 26-vjeçarin në Itali.

Lukaku nuk e kishte mbajtur aspak të fshehtë dëshiron për ta sprovuar veten në Serie A gjatë karrierës së tij, pasi është rritur duke i adhuruar figurat ikonë të cilat i dhanë hijeshi kësaj lige.

Tani, ai po e ndjek një rrugë të njëjtë si Vieri dhe dyshja braziliane Ronaldo e Adriano.

Lukaku ka shumë punë për të bërë para se të pretendojë të vlerësohet në të njëjtën kategori me ata nga tifozët zikaltër, por 18 gola në 27 paraqitje deri tani tregojnë për një fillim shumë të mbarë.

“Ishte një ndjesi madhështore”, tha Lukaku për kalimin e tij në Inter.

Image

 

“Ëndërroja të luaja në Itali dhe për Interin. Finalja e parë qe e kam parë si fëmijë ishte mes Interit dhe Lazios. Doja të luaja për Interin, i cili gjithmonë kishte sulmues të mëdhenj si Vieri, Ronaldo dhe Adriano”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat