Barcelona e do serbin Tadic, pasi i dështoi Rodrigo

Futboll

Barcelona e do serbin Tadic, pasi i dështoi Rodrigo

Më: 28 janar 2020 Në ora: 23:06
Dusan Tadic

Barcelona planifikon ta transferojë sulmuesin serb Dusan Tadic, pasi bisedimet për blerjen e Rodrigo Morenos nga Valencia dështuan të martën mbrëma.

Refuzimi i Valencias për t’i ulur kërkesat për sulmuesin spanjoll e kanë zemëruar klubin katalonas dhe e kanë bërë atë që heqë dorë nga blerja e tij.

Sipas Gianluca Di Marzios të Sky Sports Italia, menaxheri i Tadicit do të udhëtojë drejt Barcelonës të mërkurën për të diskutuar me drejtuesit e klubit katalonas rreth kalimit të mundshëm të serbit në Camp Nou.

Tadic pati një sezon fantastik më Ajaxin edicionin e kaluar, duke i shënuar 38 gola në të gjitha garat, ndërsa deri tani këtë sezon i ka realizuar 11 sosh.

Barcelona do t’i ketë tri ditë për të arritur marrëveshje me Ajaxin për të, pasi afati kalimtar dimëror mbyllet të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat