Liverpooli mposht West Ham, 19 pikë larg Manchester City

Futboll

Liverpooli mposht West Ham, 19 pikë larg Manchester City

Më: 29 janar 2020 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

Liverpooli ka vazhduar me formën e lartë në Premier Ligë, duke arritur fitoren e radhës kundër Ëest Ham United me rezultat 2:0.

Kjo ishte ndeshje që nuk ishte zhvilluar në orarin paraprak për shkak të pjesëmarrjes së Liverpolit në Kupën e Botës për klube.

Futbollistët e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp pa ndonjë problem të madh arritën fitoren e radhës.

Pas 35 minutash lojë, Mohamed Salah e kaloi Liverpoolin në epërsi me golin e shënuar nga penalltia.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, derisa në të dytën u shënuan edhe një.

Ishte Alex Oxlade-Chamberlain që shënoi në minutën e 52-të nga një asistim perfekt i sulmuesit egjiptian.

Skuadra e Jurgen Klopp kishte edhe disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk arritën t’i konvertonin ato.

Pas javës së 24-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 70 pikë të grumbulluara, 19 më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë

Në xhiron e 25-të, gjashtë herë kampioni evropian do të takohet me Southamptonin në Anfield Road.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat