Jurgen Klopp s’është normal, Liverpool thyen një rekord historik

Futboll

Jurgen Klopp s’është normal, Liverpool thyen një rekord historik

Më: 29 janar 2020 Në ora: 23:06
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndeshjen ndaj West Ham United në udhëtim me rezultatin 0:2.

Mohamed Salah dhe Ox Chamberlain realizuan në ndeshjen e mbetur të Premierligës – për të dërguar Liverpoolin në +19.

Liverpool pas kësaj fitore ka arritur një rekord fantastik në Premierligë – pasi ka arritur të fitoj ndaj çdo kundërshtari të mundshëm brenda një edicioni.

Liverpool gjithashtu është bërë skuadra e parë që ka marrë 106 pikë pas 38 ndeshjeve në ligë.

Këto janë statistikat e tyre: 34 fitore, 4 barazime dhe 0 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat