Man Utd me ofertë sensacionale për Vedat Muriqin

Futboll

Man Utd me ofertë sensacionale për Vedat Muriqin

Më: 30 janar 2020 Në ora: 09:46
Vedat Muriqi

Manchester United vazhdon të insistojë në transferimin e Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës është kthyer në objektiv të shumë skuadrave evropiane pas paraqitjeve fantastike te Fenerbahce këtë sezon.

Yeni Safak raporton se Manchester United po përgatit një ofertë rreth 23 milionë euro për 25 vjeçarin.

‘Djajtë e Kuq’ kanë pasur shumë probleme në fazën e sulmit këtë sezon, dhe Vedat Muriqi po konsiderohet si mundësi e mirë për t’i zgjidhur ato.

Sulmuesi nga Prizreni këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar 12 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat