Në organizim të FFSHGJ-së dhe në bashkëpunim me FC Kosova Frankfurt, në Frankfurt u mbajt Liga Shqiptare në Futsallë. Në ligë si zakonisht marrin pjesë 6 ekipet e para që paraqitën (numri i kufizuar) dhe ndeshjet zhvillohen në 5 xhiro duke u ballafaquar secili kundër secilit.
Në hapjen solemne të garës pos anëtarëve të Kryesisë së FFSHGJ-së e përfaqësuesve të klubeve morën pjesë edhe Znj. Fatmire Musliu, konsulle e përgjithshme në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt dhe Z. Fidan Ibrahimi, konsull në këtë Konsullatë.
Me këtë rast folën Miftar Dragidella, sekretar i FFSHGJ-së, Sadik Murseli, kryetar i Komisionit për futsallë, Fatmir Nuiqi, kryetar i FC Kosova Frankfurt dhe konsullja Fatmire Musliu, kurse garat i shpalli të hapura Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ-së.
Pas zhvillimit të të gjitha ndeshjeve (15) kampion me plot meritë u shpallë FC Kosova Frankfurt me numër maksimal të pikëve, 15 nga 5 ndeshjet e zhvilluara, kurse lojtari më i mirë u shpallë Raisi Zalla nga FC Kosova Frankfurt. Ndeshjet u udhëhoqën nga gjyqtarët për futsallë: Garip Hasallari nga Berlini dhe Rudolf Kämmer nga Oberursel.