Turneu përkujtimor “Dëshmorët e Kombit Haraçina 2001”

Futboll

Turneu përkujtimor “Dëshmorët e Kombit Haraçina 2001”

Më: 30 janar 2020 Në ora: 10:38
Turneu përkujtimor “Dëshmorët e Kombit Haraçina 2001”

Avdi Isufi: I kemi kryer të gjitha obligimet, ky turne do të jetë edhe më i mirë

Edhe tre ditë kanë mbetur deri te fillimi i turneut tradicional përkujtimor “Dëshmorët e Kombit Haraçina 2001”. Organizatorë të turneut janë familjarë të dëshmorëve, veteran të UÇK-së, si dhe punëtorë sportiv, shkruan sportpres.mk.
Para fillimit të këtij spektakli ka folur anëtari i Këshillit organizativ, Avdi Isufi.

“Për 21 ditë gara në këtë turne që është më madhështori në trojet shqiptare, Haraçinës do t’i del flaka. Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë ekipet nga vendbanime të ndryshme shqiptare. Të gjitha ekipet në radhët e tyre kanë lojtar profesionist të futsalit ose të futbollit të madh. Ne si organizatorë i kemi kryer të gjitha obligimet tona dhe presim që ky turne të jetë edhe më i mirë se ai vitit të kaluar. Të gjitha ekipeve iu dëshirojmë fat”, ka deklaruar Avdi Isufi.

Shorti për këtë edicion të turneut do të hedhet të enjten. Turneu fillon me 1 shkurt 2020, ndërsa do të përfundojë me 22 shkurt 2020. Portali sportpres.mk, do të jetë sponsor medial i turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat