De Bruyne s’arrin ta kuptojë sesi Man City humbi ndaj Man Unitedit

Futboll

De Bruyne s’arrin ta kuptojë sesi Man City humbi ndaj Man Unitedit

Më: 30 janar 2020 Në ora: 10:41
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne thotë se nuk mund ta kuptojë sesi Manchester City ia lejoi vetes të humbasë 1:0 ndaj Manchester Unitedit të mërkurën mbrëma, por beson se askujt nuk do t’i bëjë për këtë nëse City e fiton Carabao Cup.

Triumfi 3:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale i mjaftoi Cityt ta arrijë finalen, ku e pret Aston Villa, pasi United nuk arriti të fitojë më shumë se 1:0 në ndeshjen e kthimit.

Raheem Sterlingut dhe Sergio Agueros iu anuluan golat për pozitë jashtë loje gjatë një paraqitjtje, kur City shkëlqeu kohë pas kohe edhe pse nuk ia doli të shënojë.

Goli i Nemanja Matic ishte i vetmi në këtë takim, dhe mesfushori serb u përjashtua nga loja më vonë pas kartonit të dytë të verdhë.

“Nuk mund ta kuptoj sesi e humbëm këtë ndeshje”, tha De Bruyne për Sky Sports.

“Mendoj se Unitedi nuk e pati asnjë shanse sot. Në sulm, ne humbëm shumë raste sot. Mendoj se duhet të mësojmë nga kjo. Është mirë që kemi arritur në finale”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat