Serbi i Beogradit llomotit kundër Kujtim Shalës, kjo po i djegë fort e keq!

Futboll

Serbi i Beogradit llomotit kundër Kujtim Shalës, kjo po i djegë fort e keq!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2020 Në ora: 11:58
Kujtim Shala

Është një reportazh para dy viteve (me 11 qershor, 2018), dy ditë pas vdekjes së Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit të Kosovës. Zhelko Pantiq foli e foli për Fadil Vokrrin, Xhevat Prekazin e Kujtim Shalën, por ky i shkreti kishte harruar se në Partizan të Beogradit ka luajtur edhe Zenun Brovina, Luan Prekazi e Isa Sadriu, pa e lënë anash edhe goranin e Dragashit Fahrudin Jusufi. Ky Pantiqi, atëkohë, pas lavdërave për Vokrrin e Prekazin, e thumbon Kujtim Shalën.

Ai mes të tjera kishte thënë për Kujtim Shalën: “Me çfarë mospërfillje dhe urrejtje sillet karshi kohës në të cilën kanë luajtur për Partizanin, e nëse atë e krahasojmë më Fadil Vokrrin.

Absolutisht është e qartë që Fadil Vokrri është emër i cili e ka vendin e vetë në historinë e Partizanit, emrin për të cilin flet çdo tifoz i Partizanit”.

Është e çuditshme, a thua çfarë donte Pantiqi prej Kujtim Shalës? A mos vallë donte që Shala të brohoras edhe sot Partizani, Partizani, Partizani, o hej? Por thjeshtë Shala e çdo shqiptar që ka luajtur në Partizan, ka luajtur për para dhe që ka qenë edhe liga e përbashkët e asaj kohe në ish Jugosllavi.

Tjetra, Shalën e kanë halë në sy sepse e dinë sikur sot që i ka ngritur dy gishtërinj midis të stadiumit në Nish, kur ishte në fanellën e Dinamos së Zagrebit. As Vokrrin nuk e kanë pasur për qejfi, sepse dihet në vitin 2017 sa akuza ndaj tij, kur ia ndaloi hyrjen Cërvenës Zvezdës së Beogradit në Graçanicë.  

Nga minuta e 8 e 45 sekonda mund ta shikoni llomotitjen e Pantiqit, aq fort i djegë për Shalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat