Alcacer rikthehet në Spanjë, bëhet transferimi më i shtrenjtë i skuadrës nga La Liga

Futboll

Alcacer rikthehet në Spanjë, bëhet transferimi më i shtrenjtë i skuadrës nga La Liga

Më: 30 janar 2020 Në ora: 14:52
Paco Alcacer

Paco Alcacer do të rikthehet në kampionatin spanjoll.

Ish sulmuesi i Valencias, Barcelonës dhe së fundi Borussia Dortmundit, tashmë ndodhet në zyrat e Villarreal, dhe nënshkrimi me këtë skuadër pritet të zyrtarizohet pasdite.

Villarreal do të paguajë rreth 23 milionë euro për transferimin e Alcacer, i cili do të bëhet edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Ai do të kalojë edhe Gerard Morenon, për të cilin Villarreal ka paguar 20 miluionë euro dy sezone më parë.

Alcacer do të nënshkruajë me Villarrealin për pesë sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat