Paco Alcacer do të rikthehet në kampionatin spanjoll.
Ish sulmuesi i Valencias, Barcelonës dhe së fundi Borussia Dortmundit, tashmë ndodhet në zyrat e Villarreal, dhe nënshkrimi me këtë skuadër pritet të zyrtarizohet pasdite.
Villarreal do të paguajë rreth 23 milionë euro për transferimin e Alcacer, i cili do të bëhet edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.
Ai do të kalojë edhe Gerard Morenon, për të cilin Villarreal ka paguar 20 miluionë euro dy sezone më parë.
Alcacer do të nënshkruajë me Villarrealin për pesë sezone.