Zidane tregon se cili i ka pëlqye

Futboll

Zidane tregon se cili i ka pëlqye

Më: 30 janar 2020 Në ora: 15:10
Zidane tregon se cili i ka pëlqye

Zinedine Zidane mban me këmbë në tokë Realin e Madridit dhe thotë se kjo ecuri pozitive nuk përkthehet në tituj të fituar. “Jam i kënaqur me gjithçka po bëjmë, por duhet të kujtojmë që në fund nuk kemi fituar gjë. Rruga është e gjatë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Kemi edhe shumë ndeshje në kampionat, në Kupë dhe në Champions”, tha fillimisht Zidan. 

Francezi u ka thurur elozhe futbollistëve për ndeshjen që bënë ndaj Zaragozës.

“Vinicius shënoi një gol të bukur dhe jam i kënaqur me të. Do të më pëlqente që të shënonte edhe Joviç, por ai është një lojtar që po punon shumë për skuadrën. Do të vijë edhe goli për të. Vaskez? Ka gjithë mbështetjen time.

E pëlqej shumë, pavarësisht se në të shkuarën kam pasur edhe kritika ndaj tij. Ky është futbolli. Ecuria pa humbje? Jemi mirë, e tregojmë në çdo ndeshje. Sot (dje) luajtëm mjaft mirë dhe më pëlqeu i gjithë ekipi. Por derisa të fitojmë nuk duhet të ndryshojmë. Të vazhdojmë me të njëjtin ritëm sepse jemi të uritur për trofe”, ka thënë trajneri Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat