Rama nuk u beson syve

Futboll

Rama nuk u beson syve

Më: 30 janar 2020 Në ora: 15:16
Rama nuk u beson syve

Besëlidhja-Partizani u ndoq nga mbi një mijë tifozë lezhjanë, të cilët u kënaqën pa masë për emocionet që u dhuroi skuadra e tyre e zemrës. Hyrja në stadium ishte falas, ndërsa në tribunën qendrore ra në sy prania e drejtorit të Partizanit, Olsi Rama, e zyrtarëve të klubit të kuq dhe lojtarëve që nuk ishin grumbulluar dje, si Kërçiku, Hakaj etj. 

Pas minutës së 20-të, u dëgjuan thirrje në kor: “Rama ik, Rama ik”. Kjo i detyroi gjyqtarët që ta ndërprisnin për një çast lojën, duke këshilluar tifozërinë që të mos hidhte parulla politike. Natyrisht jo pak në siklet u vendos drejtori i të kuqve, që në fakt në tribunë ishte i ndarë nga stafi drejtues i Besëlidhjes.

Ai qëndroi gjatë gjithë kohës i palëvizur, duke naviguar shpesh në celular, ndërsa nuk u besonte syve se skuadra e tij kishte pësuar tre gola në Lezhë.

Madje, as në pushimin e ndeshjes Rama nuk lëvizi nga vendi, por u mor vetëm me telefonin, duke mos bërë asnjë bisedë me pjesëtarët e stafit. Në fund të ndeshjes ishte presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, i cili shkoi për t’i dhënë dorën Ramës. Nga ana tjetër, stafi vendës dhe tifozëria nuk ngurruan ta përcillnin me duartrokitje ekipin e kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat