Malisheva përforcohet, synon elitën

Futboll

Malisheva përforcohet, synon elitën

Nga: K. G. Më: 30 janar 2020 Në ora: 15:36
Malisheva përforcohet, synon elitën

Skuadra e futbollit Malisheva është përforcuar me një lojtar me përvojë.  

“Malisheva nënshkruan me Dardan Jasharin. Futbollisti i lindur në Prishtinë, në skuadrën e Malishevës vije nga Superliga e Kosovës, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga Ferizaji.

29 - vjeçari, ka luajtur për disa ekipe tjera të mëdha në Superliga, si Llapi, Ballkani, Ferizaj. Jashari, është futbollisti i tretë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Eminhazirit dhe Gashit, presim që të kompletohemi edhe me dy transfere tjera”, njofton FC Malisheva.  

Malishevasit renditet në vend të katërt me 26 pikë dhe pretendojnë hyrjen në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat