Bekaj: Mbi gjithë, falënderimi i takon Zotit

Futboll

Bekaj: Mbi gjithë, falënderimi i takon Zotit

Më: 30 janar 2020 Në ora: 15:39
Bekaj: Mbi gjithë, falënderimi i takon Zotit

Portieri Visa Bekaj, sërish Sportisi i vitit në Komunën e Prishtinës. 

“Shumë i nderuar që për herë të dytë rradhazi shpallem Sportisti i Vitit në Kryeqytet. Kjo përzgjedhje është shumë domethënëse dhe motivuese për mua dhe familjen time. Falënderoj Komunën e Prishtinës për çmimin, Klubin e Futbollit Prishtina dhe tifozët Plisat, që gjithmonë janë me ne. Mbi gjithë, falënderimi i takon Zotit për mirësitë e tij të vazhdueshme”, tha Bekaj.

Krahas çmimit të Visar Bekajt si sportisti i vitit nga Komuna e Prishtinës për vitin 2019, u nderuan edhe disa personalitete të shquara të klubit tonë me mirënjohje për kontribut jetësor: Beqir Aliu (ish-kryetar i klubit FC Prishtina), Ajet Shosholli (ish-trajner i FC Prishtina) si dhe Bahri Berisha (trajner i portierëve në FC Prishtina afër 30 vite).

Gjithashtu me çmimin si njëri nga pesë shpresat e vitit 2019 u vlerësua futbollisti i FC Prishtina dhe Përfaqësuesës së Kosovë U-19, Qëndrim Zyba, njofton FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat