Giroud arrin marrëveshje me Lazion

Futboll

Giroud arrin marrëveshje me Lazion

Më: 30 janar 2020 Në ora: 16:45
Olivier Giroud

Lazio duket se ka arritur një marrëveshje me Olivier Giroud dhe janë duke pritur konfirmimin e Chelsea që ta transferojnë francezin

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio francezi ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën në kryeqytetin italian.

Raporti i tij thotë se të dy palët janë pajtuar, por e vetmja pengesë për momentin mbetet Chelsea, të cilët po kërkojnë një zëvendësim.

Blutë e Londrës më parë është raportuar se kanë bërë një ofertë që është refuzuar nga Napoli për Dries Mertens por ata ende janë të interesuar për ta sjell belgun në Stamford Bridge.

Di Marzio e ka lidhur fatin e Giroud dhe marrëveshjes se tij me Lazio me fatin e Dries Mertens, por Lazio shpreson që ta këtë në skuadër fituesin e Botërorit deri nesër në mbrëmje ku mbyllet afati kalimtar i janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat