Bruno Fernandes flet pas transferimit te Man Utd

Futboll

Bruno Fernandes flet pas transferimit te Man Utd

Më: 30 janar 2020 Në ora: 18:23
Bruno Fernandes, ka zyrtarizuar kalimin te Manchester United.

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes, ka zyrtarizuar kalimin te Manchester United.

Manchester United më në fund ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën, për transferimin e Bruno Fernandes.

Lojtari i është bashkuar skuadrës angleze duke nënshkruar një kontratë të vlefshme për pesë vite e gjysmë.

Pasi ka vënë firmën e tij mbi kontratë, Burno Fernandes ka thënë edhe disa fjalë, ku ka treguar se ku filloi dashuria e tij për United dhe si ndihet tashmë si lojtar i ‘Djajve të kuq’.

“Dashuria ime për Manchester United filloi kur shikoja Cristiano Ronaldon tek luante dhe që atëherë kam qenë tifoz i këtij klubi të madh. Për mua, të luaj tashmë për Manchester United është e mrekullueshme, kam punuar shumë për të arritur këtë moment dhe mund t’iu premtoj tifozëve që do të jap gjithçka për stemën dhe të ndihmojë për të pruar sa më shumë trofe” ka thënë Fernandes.

“Dua të falënderoj Sportingun për gjithçka që kanë bërë për mua. Është surreale të dëgjosh fjalët e mira që kanë thënë për mua nga lojtarët që dikur luanin për këtë skuadër. Një falënderim masiv për Ole dhe të gjithë te Manchester United për besimin që treguan në mua. Mezi pres që të paraqitem në fushë” ka thënë tutje mesfushori.

Burno Fernandes është dëshira e madhe e Man United qysh nga merkatoja e verës së kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat