Paco Alcacer kthehet në La Liga, nënshkruan me Villarreal

Futboll

Paco Alcacer kthehet në La Liga, nënshkruan me Villarreal

Më: 30 janar 2020 Në ora: 18:37
Paco Alcacer

Paco Alcacer është larguar nga Borussia Dortmund.

Ylli spanjoll i futbollit, Paco Alcacer, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Villarreal.

Lajmin për transferimin e Alcacer te skuadra spanjolle e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Villarreal.

Alcacer ka ndërprerë aventurën e tij me Dortmund, për t’u rikthyer përsëri në kampionatin elitar të futbollit spanjoll, La Liga.

Alcacer ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. Lojtari do të mbajë numrin 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat