Dallku: Shumë i kënaqur me punën që kemi bërë

Futboll

Dallku: Shumë i kënaqur me punën që kemi bërë

Më: 30 janar 2020 Në ora: 20:34
Armend Dallku

Prishtina ka mbyllur fazën e saj përgatitore, të cilën e zhvilloi në Turqi.

Prishtina ka luajtur edhe miqësoren e katërt, ku është ndarë baras me Ordabasy, me rezultatin 1:1.

Në total, ‘bardhekaltrit’ luajtën katër ndeshje, për të cilat ka folur edhe Armend Dallku, i cili është shprehur i kënaqur.

Më poshtë ua përcjellim intervistën e Dallkut për faqen zyrtare të Prishtinës.

Chertanovo

“Normalisht nuk do të duhej të bëhej krahasim ndërmjet dy ndeshjeve të fundit, atë me Chernatovo dhe sot me Ordabasy-n. Sepse, në ndeshjen me rusët, u pa që ata kanë skuadër tepër të re dhe futbollistët tanë disi e nënvlerësuan dhe vetëm pas minutës 30-të filluam të luanim futboll. Por, për ne stafin dhe në këtë fazë, ndonjëherë këso rastesh janë të mirëseardhura, sepse edhe ne shtabi edhe lojtarët duhet kuptuar që çdo ndeshje e ka rëndësinë e vete, karakterin e vetë, e sidomos këtë duele në përgatitore.

Ordabasy

“Kurse sot u pa që kundërshtari ishte më i organizuar se skuadra paraprake ruse dhe iu kundërvyem me mjaft sukses. Rezultati baras ishte real pavarësisht se ne kishim më tepër nga loja dhe më shumë mundësi shënimi. Para ndeshjes, futbollistëve iu thash që thjeshtë të argëtoheshin me lojën e futbollit e të shfrytëzojnë maksimalisht kushtet ideale për lojë, çka u ndava shumë i kënaqur me atë shfaqje që më dhanë”.

Përgatitjet

“Në përgjithësi jam shumë i kënaqur me përgatitjet e zhvilluara. Na gëzon fakti që nuk kemi asnjë futbollistë të lënduar, pra të gjithë e kanë përballuar ngarkesën fizike që e kemi punuar gjatë këtyre ditëve, sidomos duke e pasur parasysh se orarin e ndeshjeve e kemi pasur shumë të ngjeshur. Krejt kjo më gëzon dhe krejt çfarë pres është të nisim stinorin pranveror me këmbë të mbarë, sepse jam i bindur qindpërqindte se përgatitjet që i kemi bërë këtu do të na jep mundësi që të paraqitemi në atë mënyrë siç e kërkojmë ne si staf, sidomos për taktikën brenda lojës. Pra, krejt ne këtu që ishim gjatë përgatitjeve, si futbollistët, si stafi, administrata, duhet të jemi të kënaqur me punën që kemi bërë dhe tani vetëm na mbetët të arrijmë atje ku synojmë, vendin e parë”.

Njëmbëdhjetëshi

“Kemi pasur shumë ndërrime gjatë katër ndeshjeve, diku të detyruara e diku zhvendosje testuese dhe normalisht që në kokë e kemi 11-në startuese. Por, na ngelët edhe një javë tjetër para ndeshjes për Kupë me Vushtrrinë. Normalisht që fare nuk do ta kemi të lehtë, kushtet klimatike dhe sidomos fusha ku stërvitemi në Prishtinë, sepse dallon krejtësisht më kushtet që kemi punua këtu në Turqi, andaj duhet parë se çfarë mund të ndryshoj me realitetin që na pret në Kosovë. Me rëndësi, konstatoj që të gjithë jemi të gatshëm për fillimin e stinorit pranveror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat