Barcelona bën llogaritë mbi Labinot Kabashin – lojtari stërvitet me grupin

Futboll

Barcelona bën llogaritë mbi Labinot Kabashin – lojtari stërvitet me grupin

Më: 30 janar 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

Barcelona B është duke kalkuluar mbi shërbimet e Labinot Kabashit.

Ylli i kombëtares së Kosovës, i cili ka vetëm 19 vite mbi supet e tij, shihet si një e ardhme e ndritur te skuadra e Barcelonës.

‘Sport’ bën të ditur se Kabashi do të jetë lojtari i fundit të cilin Barca B e sheh si përforcim të mundshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Labi është kthyer për t’u stërvitur me grupin, pas një lëndimi serioz që kishte pësuar në shkurtin e vitit të kaluar.

Shpejtësia dhe dinamika e lojtarit kanë bërë që ai të marrë vëmendje të madhe.

Klauzola e tij aktuale i jep vlerën e 40 milionë eurove, por kjo vlerë pritet të rritet në vitet e ardhshme.

Në rast se nuk i rishfaqet ndonjë lëndim, Labi Kabashi pritet të prek majat e futbollit evropian, me skuadrën e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat