Kupa e Mbretit: Barcelona ‘pesëshe’ për Leganes, kalon në raundin tjetër

Futboll

Kupa e Mbretit: Barcelona ‘pesëshe’ për Leganes, kalon në raundin tjetër

Më: 30 janar 2020 Në ora: 20:55
Barcelona

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë, në kuadër të Kupës së Mbretit.

Kampionët e La Liga kanë arritur që të mposhtin skuadrën e Leganes, me rezultatin 5:0, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Serinë e golave për katalanët e hapi francezi Antoine Griezmann, i cili shënoi në minutën e 4’ të takimit, pas asistimit të Nelson Semedo.

Në minutën e 28, Clement Lenglet shënoi me kokë, për të dyfishuar epërsinë e Barcës. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Barca gjeti golin edhe tri herë, fillimisht me Lionel Messi në minutën e 59’, e pastaj edhe me Arthur Melo, në minutën e 78’, për rezultatin 4:0.

Rezultati final u vendos nga magjiku Lionel Messi, i cili në minutën e 88’, duke dribluar edhe portierin, shënoi për 5:0.

Kështu, Barcelona do të pres për të mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën e Mbretit, duke kaluar këtë raund pa ndonjë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat