AS: Edhe portieri i Realit ka statistika më të mira se Jovic

Futboll

AS: Edhe portieri i Realit ka statistika më të mira se Jovic

Më: 31 janar 2020 Në ora: 09:36
Luka Jovic

Kur Real Madrid vendosi të paguante 60 milionë euro për Luka Jovic verën e kaluar, një mrekulli e madhe pritej.

Drejtuesit e Real Madrid besuan shumë në sulmuesin serb, duke e marrë atë si zëvendësim të Karim Benzemas, dhe për shërbimet e tij i paguan 60 milionë euro skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.

Vetëm gjysmë viti më vonë, ai transferim u shndërua në një nga transerimet më të këqija në histori të Real Madridit.

Serbi ka shënuar vetëm një gol në gjashtë muaj, dhe mundësia ishte aty sepse Zidane i jepte minuta pas lëndimeve të Eden Hazard dhe Gareth Bale.

Ndeshja e fundit që Jovic e filloi nga minuta e parë, ishte ajo kundër Real Zaragozës në Kupën e Mbretit, ku serbi pati një paraqitje të dobët, sipas statistikave.

“Jovic ka prekur topin edhe më pak se portieri Areola, i cili e bëri atë 34 herë. Ai kishte vetëm shtatë pasime, madhe tre herë më pak se portieri francez”, shkruan AS, që kritikon ashpër Jovicin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat