Griezmann “bën” Suarezin: Mund të jem unë, “9” i Barçës

Futboll

Griezmann “bën” Suarezin: Mund të jem unë, “9” i Barçës

Më: 31 janar 2020 Në ora: 10:16
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka thënë se ai është i gatshëm të bëhet sulmuesi kryesor i Barcelonës, pasi klubi katalanas dështoi në përpjekjet e tij për të nënshkruar me një zëvendësues adekuat të Luis Suarez në merkaton e janarit.

Kujtojmë se uruguajani është dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin. Synimi kryesor i katalanasve, si pasardhës afatgjatë i Suarez, është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, por duhet të presë deri në verë për argjentinasin.

Francezi tha: “Nëse klubi ka nevojë për mua si nr.9, jam këtu për ta ndihmuar. Në të majtë apo në mes, jap më të mirën. Mbi gjithçka, dua ta ndihmoj ekipin. Jam mësuar të luaj edhe Brenda (në qendër); e di se ku mund të lëviz dhe kam më shumë liri. Kudo të më aktivizojë trajneri, jam në këtë klub për ta ndihmuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat