Shrewsbury humb 500 mijë funte shkaku i vendimit të Kloppit për të pushuar me ekipin e parë

Futboll

Shrewsbury humb 500 mijë funte shkaku i vendimit të Kloppit për të pushuar me ekipin e parë

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Trajneri i Shrewsburyt, Sam Ricketts, e ka kritikuar trajnerin Jurgen Klopp që nuk do të marrë pjesë me ekipin e parë të Liverpoolit në ndeshjen mes dy klubeve në FA Cup, pasi që kjo ka bërë që Shrewsbury t’i fitojë 500 mijë euro më pak nga ndeshja.

Liverpooli u ndal me barazim 2:2 nga Shrewsbury në stadiumin New Meadows, duke bërë që klubi i nivelit të tretë të futbollit të Anglisë ta fitojë një rindeshje në Anfield javën tjetër.

Por, kjo ndeshje bie gjatë pushimit dimëror të klubeve të Premierligës, kur Kloppi u kishte premtuar lojtarëve të tij se do të kishin mjaftueshëm pushim për t’u rikuperuar para se ta nisin pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Klopp u kritikua për vendimin e tij për të mos marrë pjesë as ai e as lojtarët e ekipit të parë në këtë ndeshje, pasi që shumë persona sugjeruan se ai po tregonte mungesë respekti ndaj FA Cup dhe të tjerët e quajtën atë përtac. Mirëpo, gjermani është tërhequr nga premtimi i tij dhe do ta shikojë ndeshjen nga kompjuteri i tij personal.

Neil Critchley, trajneri i ekipit U-23 të Liverpoolit, do ta drejtojë një skuadër të ekipeve U-20 dhe U-19, kundër klubit të League One, niveli i tretë i futbollit në Angli, para një turme prej 50 mijë tifozëve

Sipas trajnerit të Shrewsburyt, Sam Ricketts, ky vendim i Kloppit i ka kushtuar klubit të League One me 500 mijë funte.

“Kjo është diçka shumë e madhe. Të ardhurat nga ndeshjet janë kyçe për një klub si i yni që është i vetëfinancuar. Për dikë si ne, nëse do të luanim kundër ekipit të parë të Liverpoolit, do t’i fitonim 600 mijë funte e jo 100 mijë”, ka thënë Ricketts.

“Në një klub si i yni, çdo cent ka rëndësi. Ky është zhgënjimi më i madh… që ne s’do të përfitojmë shumë nga kjo ndeshje”.

Sipas The Miror, për shkak se ndeshja në Anfield nuk do të transmetohet në televizione, që të dyja klubet i humbin paratë e shitjes të së drejtave televizive. Pasi që edhe çmimi i biletave është ulur, Shrewsbury do t’i fitojë vetëm 100 mijë deri në 150 mijë funte nga kjo ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat