Di Maria e mbron dominimin e PSG-së në Francë: Ligue 1 s’ka konkurrencë? Shikojeni Liverpoolin

Futboll

Di Maria e mbron dominimin e PSG-së në Francë: Ligue 1 s’ka konkurrencë? Shikojeni Liverpoolin

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 15:59
Angel Di Maria

Angel Di Maria ka tentuar ta mbrojë Paris Saint-Germainin nga akuzat se është se është i parashikueshëm dhe se nuk ka konkurrencë në Ligue 1, duke e përdorur si argument dominimin e Liverpoolit në këtë sezon të Premierligës.

Trajneri Jurgen Klopp e ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm në Angli me Liverpoolin. “Reds” aktualisht janë në krye të tabelës së Premierligës me 22 pikë epërsi. Askush s’i është afruar atyre këtë sezon, ngjashëm me rastin e PSG-së në Francë.

Gjiganti i Parc des Princes është në proces për ta fituar titullin e kampionit të Francës për të tretin sezon radhazi dhe të shtatin që kur filluan investimet arabe në sezonin 2012/2013.

Dominimi i tyre në skenën vendore të futbollit ka bërë që të ngrihen dyshime mbi cilësinë e konkurrencës në ligën elitare të futbollit në Francës, mirëpo Di Maria i konsideron këto kritika të padrejta.

“Ka ndryshuar shumë. Mendoj se ligës po i shtohet konkurrenca me kalimin e çdo sezoni. Çdo sezon, ekipet kundërshtare bëhen më të forta dhe bëhet më e vështirë të fitosh”, ka thënë Di Maria.

“Dy sezonet e mia të para këtu… s’do të them që ishin të lehta , por kundërshtarët nuk ishin kaq të fortë sa janë tani. Pak nga pak, ligës i është shtuar konkurrenca dhe është bërë më e vështirë të fitosh”.

“Ekipet e kanë gjetur si të luajnë kundër neve. Trajnerët kanë formuluar plane për të luajtur kundër PSG-së, Marseille, Lyonit. Kjo gjë është e rëndësishme dhe mendoj se kjo po e ndihmon ligën të rritet”.

“Shumë njerëz besojnë se liga jonë është më e dobët, por shikojini ligat e tjera. Shikojeni Anglinë, Liverpooli është shumë përpara kundërshtarëve. Kur ne arrijë diferencë të atillë, atëherë thuhet se kjo është pasi që liga është e dobët. Ndoshta ka pak yje, por liga jonë ka konkurrencë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat