Shenja përçarjeje: Messi injoron Griezmannin dhe Roberton, s’e bën grumbullimin në rreth

Futboll

Shenja përçarjeje: Messi injoron Griezmannin dhe Roberton, s’e bën grumbullimin në rreth

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Lojtarët e Barcelonës e kanë lënë në të kaluarën traditën e tyre për t’u grumbulluar në rreth pas nxehjeve, para se të nisën drejt zhveshtores për t’u bërë gati për nisjen e ndeshjes.

Kur u pyet për këtë gjë gjatë konferencës para ndeshjes kundër Levantes, trajneri i ri Quique Setien tha se nuk është i vetëdijshëm këtë ritual të lojtarëve.

Kamerat e Deportes Cuatro i kapën momentet para fillimit të ndeshjes kundër Valencias në Mestalla, kur Antonio Griezmann dhe Sergi Roberto u bënë gati të grumbulloheshin në rreth.

Megjithatë, kapiteni i skuadrës, Lionel Messi, i kaloi bashkëlojtarët e tij dhe shkoi drejt e në zhveshtore me pjesën tjetër të lojtarëve. Këtë moment mund ta ndiqni në sekondën e 25-të të videos.

Mediumet spanjolle si AS dhe Marca kanë sugjeruar se këto mund të konsiderohen shenja përçarjeje në skuadër.

Sipas Deportes Cuatro, rituali i grumbullimit në rreth nuk po bëhet në fushë më, mirëpo mediumi i njëjtë sugjeroi që një gjë e tillë mund të jetë duke ndodhur në zhveshtore – që megjithatë bie në kundërshtim në deklaratën e Setien se nuk është në dijeni për ndonjë ritual të tillë.

Hera e fundit që lojtarët e Barcelonës e kishin bërë këtë grumbullim kishte qenë për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Ibizas, muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat