De Biasi nuk po e gjen një tjetër Shqipëri

Futboll

De Biasi nuk po e gjen një tjetër Shqipëri

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Gianni De Biasi

Kualifikimi në Kampionatin Evropian “Franca 2016” me Kombëtaren e Shqipërisë kishte bërë që Gianni De Biasi të bëhej njëri prej trajnerëve më të vlerësuar dhe më të respektuar në futbollin ndërkombëtar.

Madje, kishin filluar të qarkullonin emra të shumë Kombëtareve dhe klubeve të njohura për të cilat thuhej se kishin shprehur interesim për trajnerin italian.

Mirëpo, aventurë të mirë për De Biasin nuk pati asnjëherë që prej ndarjes së tij me kuqezinjtë. Që nga viti 2017 kur ndërpreu bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit De Biasi vazhdon të mbetet i papunë. Qe dy vjet e gjysmë ai e ka pasur vetëm një eksperiencë të shkurtër në Spanjë te Alaves, por asgjë më shumë.

Italia, Polonia, Ekuadori, Australia, Kina e shumë shtete dhe klube tjera që ishin ndërlidhur me emrin e De Biasit kanë mbetur vetëm “llafe” të së kaluarës sepse italiani mbetet i lirë. Ai nuk u bë as trajner i Iranit, i cili e angazhoi Dragan Skocicin.

Kështu, De Biasi mbetet i lirë dhe do të ketë kohë ta vizitoi kohë pas kohe Tiranën ku ndihej si në shtëpi i mbuluar me dashuri shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat