Lionel Messi poston foto në Instagram me futbollistin shqiptar

Futboll

Lionel Messi poston foto në Instagram me futbollistin shqiptar

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 00:48
Lionel Messi

Lionel Messi ka qenë i përfolur shumë kohëve të fundit nëpër media për një postim të tij në InstaStory

Reagimi  i argjentinasit kishte ardhur pasi një interviste të Eric Abidal që e kishte dhënë për mediat spanjolle, i cili kishte thënë se për dështimet e Barcelonës kohëve të fundit fajet i kanë edhe lojtarët e jo vetëm trajnerët.

Pas kësaj Messi kishte reaguar duke thënë se do të ishte mirë nëse Abidal, që është drejtor sportiv i Barcelonës, “do të përmendte emra specifik e jo ti përgjithësonte gjërat”.

E pas kësaj sot Messi është parë i lumtur në stërvitje para se Barcelona do të udhëton për në ndeshjen e radhës në La Liga kundër Real Betisit si mysafirë.

Ai sot ka postuar disa foto në Instagram nga stërvitjet e Barcelonës, në mesin e tyre edhe atë me Rei Manaj që Barcelona e transferoi gjatë afatit kalimtar të janarit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

Ndryshe Rei Manaj ishte transferuar për të luajtur me Barcelona B por trajneri i Blaugranas e ka ftuar atë në ekip të parë për shkak të lëndimeve që ka kjo skuadër, madje ai është futur edhe në listën B të Barcelonës për ndeshjet në Ligën e Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat