Dëmtohet sërish

Futboll

Dëmtohet sërish

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 19:25
Dëmtohet sërish

Lucas Biglian vijon ta ndjekë pas fati i keq me dëmtimet, pasi kur pritej të rikthehej në fushë, ka pësuar një tjetër lëndim gjatë seancës së sotme stërvitore dhe do të mungojë për të paktën edhe dy javë të tjera.

Sezoni i argjentinasit nisi me një dëmtim, ndërsa pasi u rikthye në fushë, pësoi një tjetër lëndim që e la jashtë gjatë gjithë muajit janar.

Megjithatë mesfushori kishte lënë pas dëmtimin dhe qëndroi në pankinë gjatë derbit të Milanos, por sot u detyrua të ndalet sërish.

Shtohen kështu telashet e Stefano Piolit, që pas dëmtimit edhe të Krunic, ka mbetur vetëm me Kessie dhe Bennacer në mesin e fushës, të cilët do të duhet të përballojnë të gjithë ngarkesën e kalendarit të ngjeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat