Ronaldo da Lima: Nga Barcelona më larguan - Bota Sot
Ronaldo da Lima: Nga Barcelona më larguan

Futboll

Ronaldo da Lima: Nga Barcelona më larguan

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 12:53
Ronaldo da Lima: Nga Barcelona më larguan

I intervistuar me rastin e 90- vjetorit të La Ligas, Ronaldo da Lima, tashmë president i klubit të Vajadolidit, tregon shkurt xhiron treshe të bërë mes Spanjës dhe Italisë, duke nisur nga aventura te Barcelona, kalimi tek Interi dhe firma me Realin e Madridit. 

“Pas vitit të parë në Katalonjë (sezoni 1996- 1997), kisha firmosur rinovimin, përpara se të nisesha në Brazil për pushime, ndërsa pas vetëm 5 ditësh më morën në telefon se nuk do të vazhdoja më në atë klub. Unë kisha nisur të mendoja të qëndroja gjatë aty, doja të luaja ende për Barçën, por nuk ishte në dorën time dhe pranova të largohesha, pasi ma urdhëruan”, tregon Ronaldo.

 “Gjithsesi, kalimi tek Interi më rigjeneroi, nisa të ndihesha shumë mirë në Milano dhe asnjëherë nuk kisha parë aq shumë dashuri nga tifozët. Por me trajnerin që kishim në ekip, nuk mund ta vazhdoja më aty. Pas mbylljes së sezonit 2001- 2002, fola vetëm një herë me presidentin Morati dhe ia thashë qartë: ‘Ose ço Kuperin në shtëpi, ose do të largohen unë’. Në fund, Morati preferoi Hektor Kuperin përpara meje dhe unë firmosa me Realin, pasi nuk mund ta refuzoja ftesën e Florentino Perezit, i cili është pa dyshim presidenti që vlerësoj më shumë dhe me të cilin kam marrëdhënien më të mirë të mundshme.

Kalimi te Reali? E bëra sepse doja të luaja në Madrid. Aty aktivizohej Roberto Karlosi dhe gjatë Botërorit 2002, të cilin ne e fituam, flisja shumë me atë, me Karlosin që më tregonte për madhështinë që përfshinte ky klub.

Për t’i besuar më shumë fjalët që Roberto më tha, udhëtova vetë në Madrid, vizitova klubin, por gjithçka pashë ishte shumë herë më e madhe edhe sesa ajo që më kishte nënvizuar Karlosi. Fundja, kudo që shkelje, Reali i Madridit ishte Reali i Madridit, skuadra ku luanin lojtarët më të mirë të botës. Aty kishte presion të madh, por jam i lumtur që gjatë aventurës sime ndihmova edhe më shumë në rritjen e madhështisë së kësaj skuadre”, u shpreh Ronaldo Nazario da Lima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat