Klopp shtang me lajm për Xherdan Shaqirin - Bota Sot
Klopp shtang me lajm për Xherdan Shaqirin

Futboll

Klopp shtang me lajm për Xherdan Shaqirin

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 15:12
Klopp me lajmin e keq për Xherdan Shaqirin

Këtë fundjavë Liverpooli do të luaj ndaj Norwich Cityt në kuadër të Premierligës.

Ky takim vjen pas një pushimi të shkurtë që e kishin shumica e skuadrave angleze dhe Liverpooli do t’i synojnë tre pikët që t’i afrohen edhe më shumë titullit të kampionit për këtë sezon.

Para këtij takimi, ka folur trajneri Jurgen Klopp, i cili ka paralajmëruar kthimin e Sadio Manes dhe James Milnerit, të cilët kishin pësuar nga një lëndim të lehtë. E njëjta gjë nuk vlen edhe për Nathaniel Clyne e për Paul Glatzel, të cilët janë të lënduar që një kohë të gjatë.

Xherdan Shaqiri nuk do të ketë mundësi të luajë në këtë ndeshje e as të jetë në stol, pasi që ai ende nuk është kthyer në stërvitje, shkaku i një lëndimi që e ka mbajtur që një kohë jashtë skuadrës së Kloppit.

 “Duhet se, përveç Shaqirin, Clyne dhe Glatzel, të gjithë lojtarët janë stërvitur”, ka thënë Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës.

Shaqiri ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje gjatë këtij sezoni 2019/20 dhe ka kontribuar me një gol.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat