Limani: Derbi ndaj Gjilanit, ndër ndeshjet më të vështira

Futboll

Limani: Derbi ndaj Gjilanit, ndër ndeshjet më të vështira

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:10
Limani: Derbi ndaj Gjilanit, ndër ndeshjet më të vështira

Nesër hapet perdja e stinorit pranveror të elitës së futbollit të Kosovës, ndërsa të dielën (pasnesër) luhet derbi më i madh në vendin tonë, mes dy skuadrave më të mira, dy rivalëve të përbetuar të një qytetit dhe që luajnë në të njëjtin stadium, Drita-Gjilani.

Dy skuadra që luftojnë për titullin e kampionit dhe diferenca me pikë mes tyre është vetëm dy pikë. Gjilani është në vend të dytë me 32 pikë, ka dy me pak se kampioni vjeshtor Ballkani dhe ka dy me shumë se Drita në pozitën e tretë dhe Prishtina që renditet e katërta.

Gjilani është para dasmës së madhe të futbollit, ku i madh dhe i vogël janë në këmbë dhe në pritje të derbit më të madh, që zhvillohet në orën 13.00. Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë sfidë. Drita dhe Gjilani janë në luftë të ashpër për titullin e kampionit. Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, është optimist për sfidën e madhe.

“Ndeshje e vështirë si gjithmonë! Derbi ndaj Gjilanit është ndër ndeshjet më të vështira për ne, sepse dallon shumë nga ndeshjet tjera!

Nuk shoh përparësi të madhe të njëra apo tjetra, por dihet që përparësi e jona gjithmonë është grupi i tifozëve tanë, që janë forcë shtesë për ne!”, thotë Limani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat