Kumbulla më i mirë se De Ligt

Futboll

Kumbulla më i mirë se De Ligt

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:57
Kumbulla e

Amir Rrahmani i ka bindur të gjithë te Verona dhe në verë do e shohim te Napoli. Shqiptari i Kosovës ka luajtur shkëlqyeshëm sidomos në ndeshjen kundër Juventusit në Serie A.

Kapiteni i Kosovës i ka thurrur elozhe edhe bashkëlojtarit të tij, Marash Kumbulla.

“Kumbulla është shumë më i fortë se De Ligt, nuk kam dyshime” – është shprehur ish lojtari i Drenicës.

I pyetur për golin e Cristiano Ronaldos, ai është shprehur: “Cristiano ka treguar në atë aksion se është një kampion i madh dhe mbetet një nga më të mirët. Duhet të mbroja më mirë, në fakt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat