Dënimi i Man City: Si ndikohet Premierliga?

Futboll

Dënimi i Man City: Si ndikohet Premierliga?

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:10
Ilustrim

UEFA ka shqiptuar dënimin e saj për skuadrën e Manchester City.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka dënuar skuadrën e Manchester City me dy vite mos paraqitje në garat evropiane, plus 30 milionë euro dëmshpërblim.

Gjithë ky denim erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të FPF nga skuadra e Manchester City. Por, si do ta ndikojë Premierligën vendimi i UEFA, për mos paraqitjen e Man City në garat evropiane.

Gara për një vend në Ligën e Kampionëve tashmë do të jetë edhe më interesante, me Chelsea dhe Leicester që favorizohen bindshëm.

Gjithashtu, sipas renditjes aktuale, Sheffield United është një nga skuadrat që do të luante në garat e Ligës së Kampionëve.

Në garë, fuqishëm do të jetë edhe skuadra e Tottenham, që tashmë mbetet me vetëm dy pikë larg zonës Champions (nëse llogarisim Sheffield si skuadrën që ka një vend në këto gara), por nëse Premierliga do të merrte fund sot, ata do të paraqiteshin në Ligën e Evropës.

Everton gjithashtu do të jetë me vetëm tri pikë larg skuadrës së Sheffield, e cila me një renditje të tillë do të fitonte vend në Ligën e Kampionëve, kurse vetëm një pikë larg zonës Liga e Evropës.

Arsenal në anën tjetër do të mbetet me pesë pikë larg Ligës së Evropës, dhe tetë pikë larg Ligës së Kampionëve.

Sigurisht, dënimi i Manchester City ka ndikuar shumë garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Mbetet të shihet se cila skuadra do të prejnë në fund biletën për një vend në kompeticionin më të rëndësishëm në futbollin evropian me skuadra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat