United në garë për Dembelen

Futboll

United në garë për Dembelen

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:35
Moussa Dembele

Skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Dembele do të largohet nga skuadra franceze në fund të këtij edicioni dhe te Manchesteri shihet si përforcim i duhur për sulmin në sezonin e ri. Për kartonin e tij, ekipi anglez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro.

Dembele këtë edicion ka 19 gola e gjashtë asistime në 36 ndeshje për Lyonin në të gjitha garat.

Ai me Lyonin ka kontratë deri në vitin 2023 kurse te ky ekip është transferuar në vitin 2018 nga Celticu për 22 milionë euro. Dembele karrierë ka bërë edhe te Fulhami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat