Ja çfarë ka bërë Visar Bekaj në ditën e të dashuruarve

Futboll

Ja çfarë ka bërë Visar Bekaj në ditën e të dashuruarve

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:45
Visar Bekaj

Në ditën e të dashuruarve, Prishtina dhe Visar Bekaj vazhdojnë dashurinë duke nënshkruar së bashku kontratën e re deri në verë të vitin 2021, shkruan në faqen zyrtare të skuadrës kryeqytetase.

Prishtina me insistim, shumë shpejtë, pritet të përfundojë marrëdhëniet kontraktuale me të gjithë futbollistët duke mos dashur të ketë asnjërin prej tyre pa kontratë për edicionin 2020/21.

“Ndonëse kisha disa oferta për transferim jashtë vendit gjatë afatit kalimtar që lamë pas, në marrëveshje me kryesinë, vendosa të qëndroj edhe një sezon pranë klubit të zemrës!”, ka thënë pas vazhdimit të kontratës portieri i Përfaqësueses së Kosovës ku ka regjistruar dy paraqitje me ekipin “A” dhe tetë paraqitje me ekipin U21.

“Me gjasë nuk do të ik dot pa titullin kampion!”, është i bindur Bekaj, i cili hyn në vitin e 6-të me fanellën bardhekaltër ku ka regjistruar 148 paraqitje.

“Jam i bindur se bashkë me Prishtinën, objektivat për titull dhe Evropë do t’i prekim në fund të sezonit”, ka përfunduar gardiani bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat