Ja çfarë do të ndodhë me Real Madrid-Manchester City pas përjashtimit të klubit anglez - Bota Sot
Ja çfarë do të ndodhë me Real Madrid-Manchester City pas përjashtimit të klubit anglez

Futboll

Ja çfarë do të ndodhë me Real Madrid-Manchester City pas përjashtimit të klubit anglez

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:53
Manchester City VS. Real Madrid

UEFA i dha një goditje të rëndë klubit të Manchester City-t, duke e përjashtuar nga kompeticionet evropiane për 2 vitet e ardhshme.

Kjo goditje vjen si pasojë e mosrespektimit të “FAIR-Play financiar” nga ana e klubit anglez.

Gjithashtu Manchester City u gjobit me 30 milionë euro.

Ndërkaq, përsa i përket sezonit aktual, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre në 1/8-at e finaleve të Champions League është Real Madrid.

Pra, City do ta vazhdojë aktivitetin në këtë sezon, teksa përjashtimi i klubit anglez do të jetë për 2 edicionet pasardhëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat