Conte: Lautaro në Barçë ose Madrid? Është i ri, por ka mjaftueshëm zgjuarsi sa të kuptojë se këto zëra janë të kotë

Futboll

Conte: Lautaro në Barçë ose Madrid? Është i ri, por ka mjaftueshëm zgjuarsi sa të kuptojë se këto zëra janë të kotë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 23:40
Lautaro

Antonio Conte nuk është dakort që trajnerët dhe futbollistët e skuadrave të ndryshme të thërasin sitemin VAR për të vlerësuar më mirë një episod të caktuar në fushën pasi sipas këtë të drejtë duhet ta kenë vetëm gjyqtarët.

“Propozimi për VAR nuk më pëlqen sepse unë nuk kam pse t’i kërkoj askujt ndërhyrje. Nëse situata është e qartë, vendimin ta marrin arbitrat. Kemi shumë për të menduar gjatë një ndeshje dhe nuk kemi pse merremi edhe me këtë”, tha Conte.

“Mua më ndodh që të shikoj ndeshje në shtëpi para televizionit dhe imazhi është qartësisht i pastër për të marrë një vendim të përbashkët nga gjyqtarët. Ndërhyrja e trajnerit më duket e pakuptimtë”.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Lazios, trajneri i Interit përveç se vlerësoi skuadrën bardhekaltër ndërsa foli edhe për të ardhmen e Lautaro Martinez.

“Duhet të kemi vullnetin dhe besueshmërinë se në çdo rast ka qëllime të mira. Por, ka pasur gabime të rëndësishme dhe shpresojmë të ketë gjithnjë e më pak”.

“Lautaro Martinez largohet? “Lautaro është i ri por ka mjaftueshëm zgjuarsi sa të kuptojë se këto zëra janë të kotë. Interi përflitet shumë në merkato ndërsa tjerët janë më të rezervuar. Por, lojtarët janë të fokusuar në atë çka bëjnë në fushë, thashethemet vlejnë zero”.

“Lazio? Pres një garë me nivel të lartë vështirësie. Ata janë të konsoliduar, kanë mbajtur lojtarët më të fortë dhe Inzaghi po bën një punë të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat