Spektakël në Bergamo: Atalanta përmbys Romën dhe arkëton tri pikë të reja - Bota Sot
Spektakël në Bergamo: Atalanta përmbys Romën dhe arkëton tri pikë të reja

Futboll

Spektakël në Bergamo: Atalanta përmbys Romën dhe arkëton tri pikë të reja

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 23:41
Foto

Atalanta dhe Roma janë kujdesur që të dhurojnë spektakël në Bergamo, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

Atalanta ka arritur të mposht Romën me rezultatin 2:1, me anë të përmbysjes.

Roma arriti të kalonte në epërsi në minutën e 45’ të takimit, me anë të Edin Dzeko, për të shkuar në pauzën 15 minutëshe me një epërsi minimale.

Megjithatë, lojtarët e Gasperini arritën të gjejnë forcat dhe të bëjnë një përmbysje të madhe, për tri pikët.

Luis Palomino arriti të shënonte golin e parë për nikoqirët, kur luhej minuta e 50’ e takimit.

Kurse, përmbysjen e Atalanta e finalizoi Mario Pasalic, më golin e shënuar në minutën e 59’, për të vendosur edhe rezultatin final 2:1.

Atalanta kështu numëron 45 pikë, për pozitën e katërt, duke lënë Romën në pozitën e pestë me 39 pikë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat