Liverpool, 5 fitore larg titullit pas 30 vjetësh në Angli

Futboll

Liverpool, 5 fitore larg titullit pas 30 vjetësh në Angli

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 00:34
Liverpool

Nuk është më vetëm ëndërr, është ëndërr që po bëhet realitet.

Pas 30 vjetësh, Liverpooli është rrugës së mirë për ta fituar titullin në Premierligë dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve të gjata, për tri dekada.

‘Redsat’ e mposhtën 1-0 Norwich Cityn në xhiron e 26 në Premierligë, për të shkuar në 25 pikë diferencë me Manchester Cityn, kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo ishte fitorja e 17-të radhazi për Liverpoolin e Jurgen Klopp që në 26 takime ka regjistruar 25 fitore dhe 1 barazim dhe kryeson Premier League me plot 76 pikë.

Matematikisht, Liverpoolit të Jurgen Klopp i duhen vetëm edhe pesë ndeshje për t’u shpallur kampion, derisa kanë mbetur edhe 10 xhiro në Premierligë.

Pasi fitoi Champions Leaguen, Superkupën e Spanjës, Kupën e Botës për Klube, Klopp është rrugës për ta fituar edhe Premierligën  pas 30 vjetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat