Zidane: Vinicius ka shumë kualitete, tani është koha që të punojë - Bota Sot
Zidane: Vinicius ka shumë kualitete, tani është koha që të punojë

Futboll

Zidane: Vinicius ka shumë kualitete, tani është koha që të punojë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 00:51
Vinicius

Zizu beson se Vini ka shumë për t’i dhënë Real Madridit.

Vinicius Junior, 19-vjeçar, nuk është duke e gjetur shpesh rrjetën, ani pse ndeshje pas ndeshje, ai ngrit në këmbë tifozët me lëvizjet e tij në fushë.

19-vjeçari ka probleme me finalizim, diçka që e ka pranuar edhe vet, diçka që sipas Zinedine Zidane, tejkalohet me punë dhe këtë e kërkon pikërisht nga braziliani.

“Ai është në moshën kur duhet të punojë shumë. Vini është lojtar me kualitete. Ai dëshiron të përmirësohet dhe të punojë dhe kjo është diçka e mirë”, u shpreh Zidane para ndeshjes me Celta Vigon. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat