Scholes kundër Solskjaer: Pogba? Duhej të kishte trajner Fergusonin!

Futboll

Scholes kundër Solskjaer: Pogba? Duhej të kishte trajner Fergusonin!

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 07:26
Pogba

Paul Pogba ka qenë lojtari më problematik i Manchester United këtë sezon. Francezi është dëmtuar shpesh dhe ka luajtur shumë pak. Legjenda e "Djajve të kuq" Paul Scholes ka folur në lidhje me situatën e kampionit të botës dhe ka treguar se të ishte në krye të ekipit Sir Alex Ferguson, Pogba nuk do të kishte pasur guxim të stërvitje i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. 

"Lojtarët duket se shkëputen nga pjesa tjetër e ekipit dhe rikuperohen sipas planit të tyre. Kur isha unë atje, diçka e tillë nuk kishte shans të ndodhte. Trajneri ynë (referohet Ferguson) nuk do ta pranonte kurrë diçka të tillë nga ndonjë futbollist", - tha ai. 

Pogba u stërvit në Dubai ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit ishte në Spanjë gjatë pushimit të skuadrave në janar. Scholes nuk është i vetmi që ka kritikuar sjelljen e trajneri Ole Gunnar Solskjaer.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat