De Laurentiis flet për krim sportiv dhe bën sugjerimin e frikshëm

Futboll

De Laurentiis flet për krim sportiv dhe bën sugjerimin e frikshëm

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 07:58
Aurelio de Laurentiis

Një javë pas penalltisë që iu mohuar Milik-ut kundër Leçe-s dhe polemikave që kanë pasuar, Aurelio de Laurentiis ka thyer heshtjen:

"Nëse këto padrejtësi të njëpasnjëshme do të shkaktojnë një dëm ekonomik prej 200 milionë eurosh, kush do t'i paguajë? Besoj se është një çështje që mund të merret në konsideratë nga avokatë të rëndësishëm", ka thënë presidenti i Napoli-t për Corriere dello Sport.

"Çfarë do të ndodhte nëse pesë, gjashtë, shtatë klube, të ofenduara nga gabime të rënda të arbitrave, do të vendosnin të ndalonin kampionatin? Parimi 'kush gabon, paguan' ekziston në të gjitha vendet demokratike".

"Nëse një gjykatë gabon në dhënien e një vendimi, mund të jetë i detyruar të paguajë dëmin e shkaktuar. Pse arbitri nuk duhet t'i nënshtrohet këtyre rregullave? Na janë mohuar shumë penallti në këtë sezon. Nuk e them vetëm unë, por edhe të gjithë mediat".  

Në lidhje me VAR-in: "Nëse arbitri, për pa aftësi ose krenari, nuk e përdor, atëherë njolloset me një krim sportiv, sepse ndikon në rezultatin e ndeshjes".

"Nëse refuzon të përdorë një mjet që e ndihmon të marrë vendimin e duhur, dëmton pikësëpari veten.

Më pas shkakton një dëm sportiv dhe, për rrjedhojë, një dëm ekonomik që mund të jetë shumë i rëndë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat