Mane "shekullor", Liverpool vazhdon hapin e pandalshëm drejt titullit

Futboll

Mane "shekullor", Liverpool vazhdon hapin e pandalshëm drejt titullit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 08:51
Mane

Liverpool është rikthyer i karikuar me energji nga pushimet, megjithëse nuk ka arritur të fitojë me goleadë ndaj Norwich në javën e 26-të të Premier League.

The Reds kanë marri tri pikët e radhës falë fitores 1-0 ndaj skuadrës që po lufton për të mos rënë nga kategoria. 

Pas një pjese të parë të dobët, miqtë kanë rritur tempin e lojës pas pushimit.

Goli i fitores është shënuar nga Sadio Mane n minutën e 78'. Sulmuesi senegalez është rikthyer nga dëmtimi duke treguar se është njeriu vendimtar i këtij Liverpool-i. 

Tri pikë të tjera për skuadrën e Klopp, që tani shkon në kuotën e 76 pikëve teksa për Mane ky ka qenë goli i 100-të në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat