Trajneri i Celta Vigos e paralajmëron Real Madridin: S’vijmë për barazim në Bernabeu

Futboll

Trajneri i Celta Vigos e paralajmëron Real Madridin: S’vijmë për barazim në Bernabeu

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Trajneri i Celta Vigos, Oscar Garcia, e ka paralajmëruar Real Madridin se nuk ka udhëtuar drejt Santiago Bernabeut vetëm sa për një barazim, duke thënë se do ta trajtojë ndeshjen e së dielës si cdo ndeshje tjetër.

Skuadra galiciane është në vështirësi të mëdha këtë sezon, sepse ndodhet në pjesën e poshtme të renditjes tabelore në La Liga duke luftuar për mbijetesë.

Kundërshtari i saj, ndërkohë, Real Madridi do të luftojë për ta ruajtur vendin e parë në renditje dhe epërsinë prej tri pikëve ndaj Barcelonës.

“Shkojmë në këtë takim me qëllim për të garuar pa hequr dorë, sepse do të luajmë për tri pikë të cilat janë po aq të rëndësishme si çdo pikë tjetër këtë sezon”, tha Garcia.

“Do të luajmë kundër njërës prej skuadrave më të mira në botë. Real Madridi është në formë të mirë dhe ne duhet t’i shmangim gabimet nga të cilat ata mund të na ndëshkojnë”, shtoi ai.

“Nuk pajtohem me barazim para ndeshjes”, këmbënguli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat