Beckham nënshkruan marrëveshje 180 milionëshe me Katarin - Bota Sot
Beckham nënshkruan marrëveshje 180 milionëshe me Katarin

Futboll

Beckham nënshkruan marrëveshje 180 milionëshe me Katarin

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:41
David Beckham

David Beckham ka nënshkuar marrëveshje sponsorizuese me Katarin në vlerë prej 180 milionë dollarë, për klubin e tij të ri të futbollit Inter Miami.

Merrëveshja u arrit pas bisedimeve të fshehta që realizoi agjenti i yllit të futbollit, David Gardner.

“Becks dhe agjenti i tij David Gardner kanë qenë tepër të aftë, të vendosur për të marrë kushtet më të mira të mundshme. Katari është i prirur të nxisë investimet jashtë shtetit për të përmirësuar dhe zbutur imazhin e tij. Miami dhe marka Beckham përshtaten në mënyrë të përkryer me këtë” i ka thënë një burim The Sun.

Image

Në këmbim të shumës së madhe, Katar do ta shohë logon e tij në të gjitha pajisjet dhe mallrat e klubit të futbollit, si dhe do të jetë në qendër në stadiumin e tyre në Miami, Florida.

Klubi do të luajë lojën e tij të parë kundër FC Dallas më 22 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat